Papa: Lufta në Ukrainë është “një masakër e pakuptimtë”

20 mars 2022 | 14:26

Papa Françesku e ka quajtur luftën në Ukrainë “një masakër të pakuptimtë, ku kërditë dhe mizoritë po përsëriten çdo ditë”, në fjalimin dhe bekimin e tij javor të së dielës.

“I lutem të gjithë akterëve të komunitetit ndërkombëtar që të bëjnë një përpjekje reale për t’i dhënë fund kësaj lufte të neveritshme”.

“Këtë javë, raketa dhe bomba goditën civilët, të moshuarit, fëmijët dhe nënat shtatzëna”, ka thënë Papa Françesku, duke shtuar se ai ka vizituar fëmijët e plagosur të trajtuar në Romë, shkruan “CNN.

“Njërit prej tyre i mungon një krah, një tjetër i plagosur në kokë, fëmijë të pafajshëm”, ka thënë Papa.

Më tutje, ai ka kërkuar t’i qëndrohet pranë këtij populli të goditur, “t’i përqafojmë me dashuri dhe me përkushtim e lutje konkrete dhe ju lutemi mos u mësoni me luftën dhe dhunën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i dashur për publikun, Bujar Qamili, ka folur së…