Ballkani fiton ndaj Drenicës

20 mars 2022 | 15:10

Ballkani ka arritur  fitore ndaj Drenicës, në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës.

Ballkani e ka mposhtur Drenicën me rezultat 2:0.

Ishte një ndeshje me raste nga të dy ekipet, por më efikas u treguan Ballkani.

Pas disa rasteve gjatë pjesës së parë, në minutën e 40-të  të ndeshjes, ka realizuar  Blend Baftiu për të zhbllokuar lojën.

Pjesa e parë është mbyllur me fitore minimale 1:0, të ekipit të Suharekës ndaj Drenicës.

Edhe në pjesën e dytë liderët aktual ishin më të mirë se sa Drenica.

Në minutën e 59-të të ndeshjes Lumbardh Dellova ka shënuar për t`ia dhuruar epërsinë e dyfishtë ekipit të tij.

Pas kësaj fitore Ballkani e përforcon edhe më shumë vendin e parë me 54 pikë, ndërsa Drenica në vendin e shtatë me 32 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…