Pique dhe Alves: Barça është rikthyer  

21 mars 2022 | 12:48

Reagimet nga kampi i Barcelonës kanë qenë të shumta pas triumfit 0-4 në Madrid. Një nga të parët lojtarë të Barçës që ka reaguar ka qenë Gerard Pique.

Mbrojtësi është një nga lojtarët më të urryer në Madrid, por këtë herë ka qenë ai që ka triumfuar. Dhe si rrallëherë, ai nuk ka dashur të ndezë polemika. Mesazhi i tij ka qenë i qartë. “Jemi të lumtur, çfarë ndeshjeje, çfarë fitoreje. Jemi kthyer”, ka shkruar Pique në rrjetet sociale.

Ndërsa mbrojtësi brazilian e ka krahasuar suksesin me atë 2-6 në vitin 2015. “Një tjetër vizitë në Madrid dhe një tjetër fitore për t’u shënuar në kalendar. Kishim kohë që nuk fitonim një ndeshje të tillë në Madrid. Kjo është dhurata më e mirë për 600 ndeshjet e mia me Barcelonën”, ka thënë Alves.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në konferencën e 11-të për ecurinë e çështjes në rastin…