Phoenixi marshon i vetëm, humbasin Golden State e Philadelphia

21 mars 2022 | 14:06

Skuadra e Golden State është mposhtur me rezultat 110-108 në fushën e saj nga San Antonio, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund.

Mungesa e Curryt u ndje tek Warriors, ku u dalluan Poole me 28 pikë e Thompson me 24, por që s’mjaftuan. Për Spurs diferencën e bëri Richardson me 25 pikë. Fitore të vështirë jashtë fushe arriti edhe Phoenixi, që e mundi me shifrat 127-124 Sacramenton. Booker me 31 pikë e Bridges me 27 bënë diferencën në fushë për Suns, që mbeten skuadra më e mirë në NBA.

Kanadezët e Torontos, falë 26 pikëve e 10 rebound të Sakam, mundën me rezultat 98-88 Philadelphian. /Telesport

Rezultatet

Houston – Memphis                  98-122
Indiana – Portland                     129-98
Atlanta – New Orleans              112-117
Orlando – Oklahoma                 90-85
Sacramento – Phoenix              124-127
New York – Utah Jazz               93-108
Denver – Boston                         104-124
Philadelphia – Toronto             88-98
Golden State – San Antonio     108-110

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…