Podujevë, pacienti sulmon fizikisht mjekun në QKMF

21 mars 2022 | 14:14

Sindikata e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë ka njoftuar se të dielën është sulmuar fizikisht mjeku me inicialet A.B., në Emergjencën e QKMF-së në këtë komunë.

Sipas kësaj sindikate, mjeku është sulmuar nga një pacient.

“Veprime të tilla ndaj profesionistëve shëndetësorë janë të dënueshme dhe të patolerueshme, përderisa një akt i tillë i ulët siç është dhuna fizike  kryhet  në ambientin e punës”, është thënë në reagimin e sindikatës.

Në këtë situatë, Kryesia e sindikatës së QKMF-së në Podujevë ka ftuar organet e rendit dhe të drejtësisë të veprojnë konform legjislacionit në fuqi.

Për rastin është njoftuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti është hapur si “sulm ndaj personit zyrtar”, teksa i dyshuari gjendet në arrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, sot ministri i…