Konjufca në takim me shefen e zyrës greke, ia përmend edhe njohjen

21 mars 2022 | 14:26

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim lamtumirës shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Chryssoula Aliferi.

Konjufca e ka falënderuar ambasadoren Aliferi për rolin e saj përgjatë mandatit si shefe e Zyrës Greke në avancimin e bashkëpunimit bilateral në projekte dhe fusha me interes të përbashkët.

Ai po ashtu ka ritheksuar rëndësinë që do të kishte dhe vazhdon ta ketë njohja nga ana e shtetit grek për integrimin evropian dhe euroatlantik të shtetit tonë.

Në takim u shpreh gatishmëria e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sulm rus në një qendër tregtare në lagjen Podilskyi…