Ngjarje e rëndë në Berat: Babai ther djalin me thikë

21 mars 2022 | 14:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat.

32-vjeçari me inicialet A.Sh., ka mbetur i plagosur pasi është goditur me thikë nga babai i tij me inicialet R.Sh. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, mediat në Shqipëri.

I plagosuri pasi ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Beratit, është transferuar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

66-vjeçari do të hetohet nga Prokuroria e Beratit për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar raportin “Pse qytetarët…