Kurti: Po pres votimin e Qeverisë në Mal të Zi për bisedimet rreth demarkacionit

21 mars 2022 | 14:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është në pritje të votimit të Qeverinë e re në Mal të Zi që të fillojnë takimet e përbashkëta ndërmjet dy qeverive për të diskutuar rreth çështjes se demarkacionit.

Pas vizitës që i ka bërë shkollës “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, Kurti është pyetur për 4-vjetorin e miratimit të demarkacionit me Malin e Zi, për çfarë ka thënë se qeveritë e kaluara padrejtësisht ia kanë falur Malit të Zi 8 200 hektarë të territorit të Kosovës.

“Shpresojmë që së shpejti Mali i Zi do të ketë qeveri të re me të cilën do të mund të bisedojmë e ta trajtojmë këtë çështje. Për dallim nga qeveria paraprake, e cila kishte për brenda elemente pro ruse, përveç se pro Beogradit dhe natyrisht që nuk kishte kushte për një trajtim të tillë. Ne kemi bërë mbledhje të përbashkëta të qeverisë me Maqedoninë e Veriut edhe me Shqipërinë, dhe shpresojmë të bëjmë edhe me Malin e Zi pasi të formohet qeveria e re”.

“Shpresojmë që do të ketë kushte të reja, me qeverinë e re për ta trajtuar edhe këtë çështje për të cilën natyrisht fajin e përgjegjësinë e ka ajo qeveria e atëhershme e cila padrejtësisht, gabimisht e shumë dëmshëm iu dha Malit të Zi 8200 hektar të territorit të Kosovës”, ka thënë Kurti./EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Danimarkës, Christian Eriksen ka rezultuar pozitiv me Covid-19.…