26 raste të reja me Covid dhe 46 të vaksinuar

21 mars 2022 | 15:00

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 45 persona.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër Covidit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.625 doza të vaksinës. Deri më sot 819.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 970 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.150. Në total numri i rasteve aktive është 632”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Afrim Hysenaj   Bekim Hysenaj (21.03.1999 - 21.03.2022) Sot…