Digjet shtëpia në Kaçanik, vdes një person

22 mars 2022 | 12:17

Një person është gjetur pa shenja jete brenda njërës prej dhomave në shtëpinë e tij.

Në raportin 24- orësh të policisë është theksuar se ai humbi vdiq si pasojë e plagëve të marra nga zjarri që përfshiu shtëpinë në fshatin Kovaçevc të Kaçanikut.

Tashmë janë publikuar edhe fotografitë nga shtëpia e djegur në Kaçaniku ku vdiq një person.

“Raportohet se në një dhomë të shtëpisë është gjetur i vdekur,  viktima mashkull kosovar.  Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku i ka telefonuar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky…