Haradinaj kundër një marrëveshje për zgjedhjet e 3 prillit, ky është propozimi i tij

22 mars 2022 | 12:25

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është deklaruar për zgjedhjet e Serbisë, të cilat do të mbahen më 3 prill.

Haradinaj ka thënë se Kosova duhet ta shmangë “trajtimin e çështjeve një nga një” me Serbinë, duke shtuar se çështja e të drejtës së votës për komunitetin serb të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë është shumë e rëndësishme.

“Çështja e të drejtës së votës për komunitetin serb të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë është shumë e rëndësishme, por ne duhet të shmangim trajtimin e çështjeve një nga një. Zgjidhja është marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohje reciproke që do t’i rregullojë këto çështje njëherë e përgjithmonë. Tejzgjatja e arritjes së marrëveshjes do të përkeqësojë angazhimin tonë për paqen në Ballkan”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se…