Mercedesi e konsideron fitore podiumin e Hamiltonit dhe vlerësojnë rivalët e Ferrarit

22 mars 2022 | 13:02

Te Mercedes kanë festuar të gjithë si një fitore vendin e tretë të Lewis Hamilton në garën e parë sezonale zhvilluar në Bahrein.

Makina kampione në Formula 1 ka vështirësi këtë fillimsezon dhe fakti që u rendit në vendet 3-4, pas dy makinave Ferrari, konsiderohet mjaft i rëndësishëm, pasi u grumbulluan mjaft pikë.

“Kjo garë e parë ishte si një test për ne dhe fakti që u ngjitëm në podium me një pilot është i rëndësishëm. Limituam dëmet karshi rivalëve tanë, duke parë atë që i ndodhi Red Bull dhe duke parë se përpara nesh është një Ferrari në formë”, u shpreh Toto Wolff.

Në fund, drejtori sportiv i makinës gjermane vlerëson paraqitjen e Ferrarit dhe rikthimin e saj te fitorja. “I përshëndes dhe përgëzoj pilotët e Ferrarit, për dy vendet e para në garën e Bahrein. E kanë merituar atë triumf pas problemeve në sezonet e fundit. Tani botërori bëhet edhe më interesant”, ka shtuar Wolff.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, e…