Kundërspiunazhi ukrainas zbulon grupin prej 25 personave që synonin vrasjen e Zelenskyt

22 mars 2022 | 16:56

Shërbimet e kundërzbulimit ukrainas kanë arrestuar një grup që po përgatiste një sulm ndaj presidentit Volodymyr Zelensky.  Lajmi është raportuar nga faqja ukrainase “Onet”.

“Diversantët u arrestuan mbrëmë në Uzhgorod, afër kufirit me Sllovakinë dhe Hungarinë: një ekip prej 25 personash duhej të përgatiste aksione subversive në territorin e Ukrainës dhe objektivi i tyre më i rëndësishëm ishte vrasja e Zelenskit”, kanë shkruar mediat ukrainase.

Prej kohësh është përfolur se në Ukrainë po hyjnë grupe që synojnë të vrasin qeveritarët e Kievit. Kjo është përforcuar më shumë pas dështimeve të deri tashme për të pushtuar Ukrainën nga Rusia. /abcnews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik, në njëvjetorin e Qeverisë…