Rusia akuzon ShBA-në se po pengon bisedimet me Ukrainën

23 mars 2022 | 12:29

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të mërkurën ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)  se duan të pengojnë bisedimet e Moskës me Ukrainën që synojnë t’i japin fund konfliktit pothuajse njëmujor.

“Bisedimet janë të vështira. Pala ukrainase ndryshon vazhdimisht pozicionin e saj. Është e vështirë të shmanget përshtypja se kolegët tanë amerikanë kanë ndikimin e tyre”, u ka thënë Lavrovi, studentëve në Moskë, duke pretenduar se ShBA-ja “me sa duket dëshiron të na mbajë në një gjendje ushtarake sa më gjatë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valbone Rugova-Toçani shpall të pavlefshme diplomën e Fakultetit Ekonomik të…