Hazardi nuk ka luajtur asnjëherë në ‘El Clasico’, largimi është i pashmangshëm

23 mars 2022 | 13:10

Eden Hazard është i zhgënjyer te Real Madrid. Mesfushori nuk ka hyrë në fushë në ndeshjen e javës së 29-të të La Ligës kundër Barcelonës (0:4). Ai nuk ka luajtur në asnjë nga shtatë “El Clasico”-t që kur iu bashkua Real Madridit nga Chelsea në vitin 2019.

Hera e fundit që belgu hyri në fushë ishte pak më shumë se një muaj më parë, kur ai luajti 6 minuta në ndeshjen e javës së 25-të të La Liga kundër Alaves, të fituar 3-0.

Real Madrid dëshiron të ndahet me Hazardin verën e ardhshme. Me shumë mundësi ai do të shkojë në huazim dhe Madridi do t’i paguajë një pjesë të pagës.

31-vjeçari ka luajtur në vetëm 22 ndeshje për Real Madridin në të gjitha kompeticionet këtë sezon, duke shënuar 1 gol dhe duke dhënë 2 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen…