Ky është numri i pacienteve me Covid të shtrirë në QKUK dhe spitale

24 mars 2022 | 11:19

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShBA) ka njoftuar se 11 pacientë janë duke u trajtuar për Covid-19.

Në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar dy pacientë, ndërsa në QKUK janë  të shtrirë nëntë pacientë.

Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në mjekim intensiv po trajtohen 2 pacientë.

Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) po trajtohen 11 pacientë nga Covid-19.

Në spitalet e përgjithshme  2 pacientë me Covid-19. Në QKUK 9  pacientë,  prej tyre 5 të konfirmuar me Covid-19 dhe 4 post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 6 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artan Behrami, ish-këshilltari i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ka…