Clark: 23 vite më parë bëmë gjënë e duhur për popullin e Kosovës

24 mars 2022 | 13:00

Ish-gjenerali i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark ka pasur një adresim përmes një video-mesazhi në Kuvendin e Kosovës në 23-vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Clark ka thënë se 23 vite më parë NATO bëri gjënë e duhur për Kosovën, duke thënë se ato sulme kanë ndryshuar historinë e Kosovës dhe të Evropës.

“Të ju uroj këtë ditë të rëndësishme. Në këtë ditë trupat e NATO-s hynë në Kosovë dhe kjo ndryshoi historinë e Kosovës. Por jam posaçërisht krenar me Kosovën për përparimin, zhvillimin e ekonomik dhe miqësinë që kanë dëshmuar me ShBA-në. Për mua ishte nderi i jetës të isha komandat i NATO-s dhe të ndalja spastrimin etnik”, u shpreh Clark në adresimin e tij.

“Ne bëmë gjënë e duhur për popullin e Kosovës”, është shprehur ai.

Clark foli edhe për zhvillimet në Ukrainë, derisa tha se përderisa sot e gjithë vëmendja është e fokusuar në Ukrainë, ai po punon fort që kjo vëmendje të mbetet e koncentruar edhe në Kosovë.

“Ne ishim të gjithë bashkë dhe të gjithë jemi të sigurt, se 23 vite më parë, NATO bëri gjënë e duhur për Kosovë. Sot e gjithë vëmendja është e fokusuar në Ukrainë, por unë po punoj shumë që vëmendja të mbetet e koncentruar edhe Kosovë. Ju e meritoni”, ka pohuar Clark në adresimin e tij para deputetëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë më parë, Beniada Nishani, tregoi se tashmë e…