![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/energjia-solare.jpeg)
Ambasadori gjerman konfirmon investimin prej 60 milionë eurosh për energji diellore në Kosovë
24 mars 2022
| 13:14
Ambasadori gjerman Jorn Rohde ka njoftuar se shteti i tij po investon mbi 60 milionë euro për energji diellore në Kosovë.
Rohde me anë të një postimi në “Twitter”, është shprehur se kjo po bëhet për të mbështetur tranzicionin botëror të energjisë. “I lumtur që po nisim investimin në energji diellore për Kosovën me një investim prej 60.6 milionë euro nga Gjermania bashkë me kryeministrin Albin Kurti”, ka shkruar ai.