![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/defoe.png)
Pensionohet Defoe
24 mars 2022
| 13:36
Jermain Defoe është pensionuar nga futbolli aktiv. Defoe pati një karrierë të pasur, kryesisht në futbollin anglez, me paraqitjet e tij te Tottenham Hotspur që kulmuan karrierën e tij. Anglezi e nisi karrierën e tij te West Ham United, para se të kalonte te Tottenham.
Pastaj Defoe u transferua te Portsmouthi, për t’u rikthyer më pas përsëri te Tottenham, ku luajti nga sezoni 2008 deri në 2014. Defoe luajti edhe në ShBA, me skuadrën e Toronto, por vendosi të kthehej përsëri në futbollin anglez, ku u aktivizuar me Sunderland e Bournemouth.
Ai luajti edhe me fanellën e Rangers në Skoci. Lojtari është paraqitur edhe me kombëtaren e Anglisë që ishte pjesëmarrës në Kupën e Botës 2006, Kupën e Botës 2010, 2014 dhe Euro 2012.