Zelensky në Samitin e NATO-s: Kurrë mos na thoni se ushtria jonë nuk i përmbush standardet tuaja

24 mars 2022 | 13:38

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur virtualisht në samitin urgjent të NATO-s që po mbahet në Bruksel.

Zelesnky në adresimin e tij para krerëve të shteteve anëtare të Aleancës i ka lutur ata që pas luftës që po zhvillon shteti i tij ndaj Rusisë mos të thonë më se ushtria ukrainase nuk i plotëson standardet e NATO-s.

“Pas kësaj lufte ndaj Rusisë, ju lutem kurrë, kurrë më mos na thoni se ushtria jonë nuk i përmbush standardet e NATO-s”, ka thënë ai.

NATO-ja sot është duke zhvilluar samitin urgjent të saj pas krizës së sigurisë në Evropë me agresionin rus në Ukrainë.

Pjesë e këtij samiti është edhe presidenti amerikan, Joe Biden, i cili mbrëmë ka arritur në Bruksel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë pjesë në shënimin…