Grubi e Gërvalla: Rajoni është më i sigurt si pjesë e NATO-s dhe BE-së

24 mars 2022 | 13:55

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka pritur të enjten në takim një delegacion nga Kosova, të kryesuar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Përmes një komunikate për media është bërë me dije se në fokus të bisedës Grubi-Gërvalla ka qenë vazhdimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në mes të vendeve, me theks të veçantë mbi zbatimin e 11 marrëveshjeve të nënshkruara për bashkëpunim në mbledhjen e parë të përbashkët qeveritare të mbajtur në Shkup në shtator të vitit të kaluar.

Në këtë drejtim ata janë pajtuar edhe për formimin e ekipit të përbashkët për ndjekjen e zbatimit të këtyre marrëveshjeve.

Grubi dhe Gërvalla kanë diskutuar edhe për organizimin e mbledhjes së përbashkët në mes të dy qeverive në Prishtinë në fund të muajit maj, si vazhdimësi e takimeve qeveritare që filluan në Shkup.

Më këtë rast, Grubi ka thënë se Kosovën dëshirojmë ta shohim si pjesëmarrëse në çdo forum rajonal dhe jo vetëm.

Rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, sfidat dhe kontesti me Bullgarinë gjithashtu ishin temë e bisedës në këtë takim.

Më tutje, Grubi dhe Gërvalla kanë dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës dhe janë shprehur solidaritet dhe bashkërenditje të plotë me politikat e sigurisë dhe të jashtme të NATO-s dhe BE-së.

Ata kanë thënë se rajoni është më i sigurt si pjesë e NATO-s dhe BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shifrat më të fundit zyrtare nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore…