‘Epopeja e Dukagjinit’, një ndër ngjarjet më krenare të historisë së Kosovës

24 mars 2022 | 15:26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, në nderim të 24-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”.

Ai ka thënë se kjo epope është një ndër ngjarjet me krenare të historisë së Kosovës.

“Në 24-vjetorin e ‘Epopesë së lavdishme të Dukagjinit’, me bashkëpunëtorë dhe kolegë të Partisë Demokratike të Kosovës, bëmë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, për të nderuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ranë dëshmorë në përballje me forcat serbe. Ditë të tilla si 24 marsi i vitit 1998, janë ndër datat më krenare dhe sublime të historisë së Kosovës. Përherë mirënjohës për veprën heroike të këtyre trimave, të cilët dhanë jetën që ne sot të jetojmë të lirë. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jordi Alba në një intervistë për medimin spanjoll “Cadenaser.com”, ka…