ShBA-ja sanksionon mbi 400 individë, oligarkë dhe kompani ruse

24 mars 2022 | 15:31

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj më shumë se 400 politikanëve, oligarkëve dhe kompanive ruse për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga ana e Rusisë.

Departamenti Amerikan i Thesarit ka thënë më 24 mars se ka zgjeruar listën e të sanksionuarve, duke përfshirë kompani ruse të mbrojtjes, 328 anëtarë të Dumës Shtetërore dhe shefin e institucionit më të madh bankar në Rusi, “Sberbank”.

“Sot, ky është vendimi i fundit për të vendosur kosto të rëndë ndaj Federatës Ruse për luftën e paligjshme dhe të pabazë kundër Ukrainës”.

“Ky vendim është i lidhur me veprime të ngjashme të marra nga Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja dhe reflekton unitetin e vazhdueshëm për të mbajtur (presidentin rus, Vladimir) Putin përgjegjës për luftën”, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Thesarit

Në listë përfshihet shefi i “Sberbank”, Herman Gref, i cili ka qenë njeri i afërt me Putinin prej viteve 1990.

Në deklaratë është thënë se do të ngrihet prona e të gjithë të sanksionuarve në Shtetet e Bashkuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…