Bale, afër Milanit

24 mars 2022 | 15:45

Sulmuesi uellsian, Gareth Bale pritet të largohet nga Reali në fund të sezonit, pasi që i skadon kontrata me “Los Blancos”.

Bale ka luajtur vetëm 270 minuta këtë sezon dhe ka arritur të realizojë një gol, ndërsa sipas raportimeve të fundit karrierën do ta vazhdojë në Itali.

“Calcio Mercato”, shkruan se interesim për transferimin e Bale kanë shfaqur Milani dhe Juventusi. “Rosonerët” janë në kërkim të një sulmuesi për krahun e djathtë dhe e shohin Bale si një përforcim ideal që ka kualitet dhe eksperiencë.

Milani është favorit për transferimin e Bale dhe bisedimet me agjentin e tij pritet të fillojnë së shpejti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur konferenca e njëmbëdhjetë për ecurinë e çështjes në…