Prenga: Mësoj nga Gjimshiti dhe Kumbulla

24 mars 2022 | 15:57

Herdi Prenga foli në konferencë për shtyp para ndeshjes miqësore të Shqipërisë më datë 26 mars ndaj Spanjës në transfertë. Mbrojtësi që aktivizohet në Hungari me skuadrën e Kisvarda theksoi se është i lumtur që rikthehet në kombëtare pas katër viteve, ndërsa shpjegoi edhe diferencat me trajnerit Christian Panuci dhe Edy Reja. Ndër të tjera, Prenga shtoi se në repartin difensiv mund të mësoj shumë nga emra si Gjimshiti, Kumbulla apo Ismajli.

“Kam qenë në kombëtare para katër vitesh kur ishte trajner Panuci, jam i kënaqur që jam sërish me çunat. Falenderoj trajnerin për ftesën, do të jap maksimumin dhe do të mundohem t’i ndihmoj. Minutat që kam pasur në Hungari më kanë ndihmuar të jem në kombëtare sepse jam paraqitur mirë aty”.

Reparti me Gjimshitin, Kumbullën dhe Ismajlin- “Janë lojtarë që luajnë në një nga kampionatet më të fortë, kanë eksperiencë, kualitet dhe mund të mësoj shumë nga ata”.

Minutat që mund të aktivizohesh- “Unë do të jap maksimumin në stërvitje, e vendos trajneri sa minuta do të më japë”.

Ndryshimi në kombëtare nga katër vite më parë, ndryshimi Panuci-Reja- “Nuk ka qenë e lehtë, Panuci dhe Reja kanë pak ndryshime. Atmosfera është shumë e mirë, stërvitjet janë pak të ndryshme në anën teknike, por secili trajner ka stilin e vet”.

Aktivizimi me Kisvarda- “Ndihem shumë mirë, e kam gjetur veten aty. Ekipi është i mirë dhe rezultatet janë shumë të mira”.

Statistikat shumë të mira me klubin- “Kam qenë mirë, shpresoj të vazhdoj ashtu dhe të shohim çfarë do të ndodhë”.

A do vazhdosh aty? – “Duhet pritur fundi i sezonit, unë do të jap më të mirën dhe të shohim çfarë do të ndodhë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në seancën e…