Avokati i Thaçit: Prokuroria po shërbehet me materiale të UDB-së

24 mars 2022 | 16:29

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së ka vazhduar të fajësojë Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë për fshehje të dokumenteve shfajësuese.

Avokati i  Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka akuzuar ZPS-në se ka marrë shumë informacione dhe dokumente nga Shërbimi Inteligjent i Serbisë (UDB), shkruan “Epoka e re”.

“ZPS-ja po ka të bëjë me shërbimin e fshehtë serbë nga i cili ka marrë shumë materiale, ka dëgjuar dhe ka marrë shumë akuza që sigurisht që nuk e gjetën rrugën deri në aktakuzë, që bashkëpunojnë me Rusinë, siç po ndodh në Ukrainë, por kjo është një gjë tjetër. Siç thashë po merr prova materiale nga serbët që padyshim do ta cenojnë kredibilitetin e ZPS-së”, ka thënë ai

Sipas Keohe me mijëra materiale shfajësuese  janë duke u fshehur nga ZPS-ja edhe 16 muaj pas burgosjes së krerëve të UÇK-së.

“Nëse dokumentet janë në dispozicion të prokurorisë, ato duhet të na dorëzohen menjëherë”, ka thënë Keohe.

Derisa avokati i Thaçit ka folur, Gjykata Speciale disa herë e ka mbyllur këtë seancë për publikun.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jorginho është një nga futbollistët që është në listën e…