![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/kosova-3.jpg)
Kosova po shkëlqen në ‘Fadil Vokrri’, shënon Selmani
24 mars 2022
| 18:28
Kosova është duke luajtur për mrekulli në ndeshjen miqësore ndaj Burkina Fasos.
“Dardanët” kanë arritur të shënojnë edhe golin e dytë në këtë ndeshje. Në minutën e 23-të, Astrit Selamni realizoi gol të bukur për rezultatin 2-0. Në anën tjetër mysafirët rrezikuan dy herë, por Ujkani ishte në vend duke mos lejuar që topi të përfundoi në portën e Kosovës.
/Epoka e re/