![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/kosova-4.jpg)
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Kosova – Burkina Faso
24 mars 2022
| 18:49
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka fituar pjesën e parë të miqësores ndaj Burkina Fasos me rezultat 2-0.
“Dardanët” kanë shkëlqyer në pjesën e parë të ndeshjes që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” duke shënuar dy gola. Fidan Aliti në minutën e katërt dhe në minutën e 23-të, Astrit Selamani ishin realizuesit e Kosovës. Në bankë janë edhe futbollistët e dëshmuar dhe pikat më të forta të Kosovës, Vedat Muriqi, Valon Berisha, Florent Hadergjonaj dhe Amir Rrahmani.
Duket se përzgjedhësi i ri Alain Giresse do të debuton me fitore në krye të “dardanëve”.
/Epoka e re/