Bora Zemani u takua me Donaldin? Kështu reagon moderatorja e takimeve të dashurisë

25 mars 2022 | 10:57

Moderatorja Bora Zemani është paraqitur tepër ndryshe në rrjetet sociale, por që ajo ka zgjuar kërshërinë me një status të saj

Në disa foto që ajo ka postuar në Instagram, paraqitet shumë thjesht dhe duket se është në një studio televizive.

Fotot vinë pasi që në media filloi të qarkullojë një lajm se Donaldi e ka vizituar Borën në apartamentin e saj, por si duket kështu nuk mendon Bora.

“Pluhur ka, po s’ka profesionist”, ka shkruar Bora, duke lënë të kuptohet se “pluhuri është ngritur” për lajmin, por që në njëfarë mënyre ajo e quan lajmin jo profesional.

Sipas një portali lokal të Shqipërisë, Bora dhe Donaldi janë takuar në apartamentin që Bora ka blerë së fundmi në Tiranë.

Ata kanë shkruar se ata janë takuar në shtëpinë e Borës, por nuk kanë arritur që të dhënë më shumë detaje për atë se a kanë pasur apo jo takim.

Prej që Donaldi është ndarë nga Beatrix, me të cilën ishte lidhur gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Albania VIP, vazhdimisht ka lajme se Donaldi mund të rikthehet në prehrin e dashurisë së tij të vjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlora R. Hoxha B.I, shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit…