Liria do të përfundojë në menaxhim privat

25 mars 2022 | 10:57

Klubi i Futbollit Liria shumë shpejt mund të shohë dritë. Në fakt, një prej klubeve më të vjetra dhe më të famshme në futbollin e Kosovës mund të përfundojë në menaxhim privat.

Klubi prizrenas njofton se komisioni për dhënien në menaxhim e ka dhënë pëlqimin për nisjen e procedurave në lidhje me të interesuarit e mundshëm për dhënien në menaxhim privat të klubit.

Komisioni i dalë nga kuvendi i klubit përbëhet nga Qemal Krasniqi, Nehari Toska, Lulzim Ibri, Durak Thaçi, Skender Kapra e Erxhan Dana.

“Vendimi u votua unanimisht nga komisioni, i cili tash i ka të gjitha kompetencat, në ndjekje të procedurave drejt dhënies së klubit në menaxhim privat. Komisioni shpejt do t’i paraqesë kushtet që duhet t’i përmbushin të interesuarit për të ardhmen sa më të mirë të klubit. Unanimisht anëtarët e pranishëm u pajtuan që KF Liria ta përgatisë dokumentacionin e nevojshëm për thirrjen publike, e cila do të bëhet javën që vjen. Të drejtë ofertimi kanë të gjithë të interesuarit”, ka njoftuar klubi prizrenas. Aktualisht Klubi i Futbollit Liria, njëjtë si një pjesë tjetër e klubeve, është nën menaxhim të komunës së Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja Bora Zemani është paraqitur tepër ndryshe në rrjetet sociale,…