Yilmaz humbet penalltinë, tifozi e gjuan me armë nga televizori (video)

25 mars 2022 | 11:31

Penalltia e humbur e Burak Yilmaz në sfidën me Portugalinë, i kushtoi Turqisë një vend në fazën finaleve të “play-off” për të shkuar në Botëror.

Duket se kjo penallti nuk është pritur mirë nga shumë tifozë turq, sa që disa e kanë përjetuar në një formë ekstreme. Njëri prej tyre po e ndiqte sfidën nga shtëpia dhe përpara se të godiste penalltinë, i kishte drejtuar armën televizorit dhe në momentin që Yilmaz e humbet shansin e artë, tifozi gjuan me pistoletë.

Kjo video u bë më pas virale nga ana e mediave turke dhe më pas të atyre në botë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka…