LAMTUMIRË BACA SHAIP ZEKA ??

25 mars 2022 | 11:33

Ismet Sylejmani

Lajmi se të ka pushuar së rrahuri zemra Jote dhe Ti më nuk je në mesin tonë, është lajm i dhembjes dhe i hidhërimit të madh!

Eshte dhembje e madhe per neve vazhduesit e vepres se Udheheqesit te madh, Heroit te Kombit Kadri Zeka, sepse Ti je vellau i madh i Kadriut dhe i fundit, qe po ndahesh nga kjo jete!

Faleminderit Baca Shaip,
Heroin e Kombit ?? Xhevat Qerimin dhe mua, Ti ne shtepine e në familjen Tende, na keni pritur e na keni nderuar, na ke besuar dhe na ke udhezuar, se si te ecim perpara e te mos ndalemi ne rrugen e luftes per liri e çlirim te Kosoves nga Serbia pushtuese, rruge te cilen e kishim te trasuar nga Udheheqësi ynë i madh Kadri Zeka, Luani i demonstratave ne Europë!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ti per neve shokeve vazhduesit aktiv në LPRK e te veprimtarise kombetare, aty ku e kishte lene stafeten e luftes per liri, pas vrasjes Vellau Yt e simboli e udheheqesi yne Kadri Zeka, ke qene i dashur dhe i respektuar, sepse Ti ishe Ai qe bashk me Bacen Xhelë e Bacen Taip, vëllezerit e dashur dhe gojëmbel te Kadri Zekes, na flisnit kurdohere qe vinim ne shtepite tuaja, per jeten dhe vepren, per ato qe nuk i dinim dhe qe nuk i kishim lexuar per figuren heroike te birit te madh te Atdheut, Heroit te Kombit Kadri Zeka!

Lavdimadhja Ushtria Çlirimtare e Kosoves dhe gjaku i derdhur per liri nga Heronjte dhe Deshmoret e Kombit, e beri realitet endrrën e çlirimit të Kosoves dhe Pavaresine e saje nga Serbia pushtuese!

Gjilan, 24 Mars 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Penalltia e humbur e Burak Yilmaz në sfidën me Portugalinë,…