OKB-ja thotë se ka varreza masive në Mariupol

25 mars 2022 | 13:24

Kreu i ekipit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të drejtat e njeriut në Ukrainë, Matilda Bogner, ka njoftuar të premten se vëzhguesit kishin marrë informacion për varrezat masive në qytetin e rrethuar të Mariupolit, Ukrainë, duke përfshirë një që dukej se mbante 200 trupa.

“Ne kemi marrë informacion në rritje për varret masive që ndodhen atje”, ka thënë Bogner, duke shtuar se disa nga provat erdhën nga imazhet satelitore.

Bogneri ka thënë se vdekjet e civilëve në Ukrainë i kaluar shifrat prej 1 035 personave, raporton “The Guaridan”.

OKB-ja ka njoftuar se ka marrë informata se rusët janë duke vrarë vrasin civilë në vetura gjatë evakuimeve dhe ka dokumentuar raste të zhdukjeve me forcë të zyrtarëve ukrainas, disa që duket se janë marrë peng.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse Roberto Mançini vendos të largohet nga detyra e trajnerit…