![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/aliti.jpeg)
Aliti: Krenar me golin e parë në ndeshjen e 40 për Kosovën
25 mars 2022
| 13:26
Kosova triumfoi 5-0 ndaj Burkina Fasos në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Golin e parë të ndeshjes e realizoi qendërmbrojtësi Fidan Aliti qysh në minutën e tretë të ndeshjes. Njëherit, ky ishte goli i tij i parë me Kosovën në paraqitjen e 40-të.
“Krenar dhe i lumtur me golin e parë në ndeshjen e 40 për kombëtaren tonë”, ka shkruar Aliti në profilin e tij në “Facebook”, duke ia bashkangjitur edhe videon e golit.