Qëndrimi i Qeverisë Kurti, penalti politike për Vuçiqin!

25 mars 2022 | 13:55

Shkruan: Hisen Berisha

Në bazë të deklaratës së kryeministrit Kurti, i bie se Serbia ka heqë dorë (pasi nuk ka parashtrua as kërkesë) për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.

E dyta, unë mendoj se Vuçiq është frikësuar se rezultati i votuesve në Kosovë, nëse ata votojnë jashtë Serbisë, ka me u konvertua në votë kundër tij. Pra, Vuçiqi nuk i ka besuar ndërmjetësimit evropian! Prandaj, për të qenë i sigurt i fton serbët kosovarë që të votojnë brenda territorit në Serbi.

Dhe e treta, Vuçiqi përfiton një pikë respekt nga faktori ndërkombëtar, ngase duke mos insistuar në mbajtjen e zgjedhjeve në territorin shtetit të Kosovës,  konsiderohet si njeri që ka vullnet të bashkëpunimit dhe të konsiderohet edhe më tutje si burrështetas kyç në Serbi.

“Suma sumarum”, Qeveria e Republikës së Kosovës, me ketë vendim ia krijojë një “penalti“ Aleksandër Vuçiqit në raport me rivalët e tij politik në serbi.

Përndryshe gjuha e Kushtetutës dhe ligjit janë arma institucionale për disiplinë shtetërore.

Por, deklarata e vendeve të  Quintit është shqetësuese megjithatë.

Kjo tregon se qeveria dhe kryeministri nuk e kanë aftësinë për të gjetur zgjidhje diplomatike, dhe aftësinë e negocimit për të përfituar diplomatikisht Kosova.

Kjo nuk do të thotë se nuk e mbështesim qeverinë për zbatimin e kushtetutshmërisë dhe ligjit, për  ndalim të zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, por mos harmonizimi dhe gjetja e një zgjidhjeje të asistuar nga aleatet tanë është dobësi e qeverisë.

Quo vadis Albin?!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e fundit apo e 20-ta në Superligën e Femrave…