Paralajmërohen protesta të gjera në Afganistan kundër mbylljes së shkollave

27 mars 2022 | 13:16

Aktivistet për të drejtat e grave janë zotuar të dielën të nisin një valë protestash në të gjithë Afganistanin nëse talibanët dështojnë të rihapin shkollat e mesme të vajzave brenda një jave.

Mijëra vajza të shkollave të mesme ishin dyndur në klasa të mërkurën pasi talibanët rihapën institucionet e tyre për herë të parë që nga marrja e pushtetit gushtin e kaluar.

Por zyrtarët kanë urdhëruar mbylljen e shkollave përsëri vetëm disa orë më vonë, duke shkaktuar zemërim mbarëkombëtar.

“Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të Emirateve Islamike që të hapin shkollat e vajzave brenda një jave”, ka lexuar aktivistja Halima Nasari një deklaratë të lëshuar nga katër grupe të të drejtave të grave në një konferencë për shtyp në Kabul.

“Nëse shkollat e vajzave mbeten të mbyllura edhe pas një jave, ne do t’i hapim vetë dhe do të bëjmë demonstrata në të gjithë vendin deri në plotësimin e kërkesave tona”, ka thënë ajo.

Talibanët duhet të ndërtojnë më shumë shkolla për vajza në zonat rurale në vend që të mbyllin objektet ekzistuese, është thënë në deklarataë, e cila vjen pasi disa aktiviste të grave u arrestuan muajt e fundit.

Të shtunën, dhjetëra nxënëse dhe gra organizuan një protestë në Kabul duke kërkuar rihapjen e shkollave.

“Gratë, mësueset dhe vajzat duhet të dalin në rrugë dhe të protestojnë”,  ka thënë studentja Zarghuna Ibrahimi, 16 vjeçe, e cila mori pjesë në konferencën për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i rajonit separatist Luhansk të Ukrainës ka thënë të…