Televizioni polak mban program global bamirësie për Ukrainën

27 mars 2022 | 13:53

Artistët britanikë Fatboy Slim dhe Craig David janë ndër yjet e muzikës që do të marrin pjesë në një emision bamirësie në gjuhën angleze për Ukrainën që organizohet të dielën nga kanali shtetëror polak TVP.

Programi “Save Ukraine #StopWar”, i cili do të përfshijë gjithashtu legjendën e futbollit ukrainas Andriy Shevchenko, do të transmetohet në më shumë se 20 vende, ka njoftuar “TVP World” në një deklaratë.

Shfaqja dy-orëshe do të fillojë në orën 15:30 sipas ores lokale.

“Do të mblidhen para për viktimat e pushtimit rus të Ukrainës”,                është thënë në deklaratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke nisur nga dita e sotme Gjermania njeh patentëshoferët e…