70 për qind e kandidatëve nuk e kanë kaluar testin për policë, ky është ‘fajtori’

27 mars 2022 | 14:00

Policia e Kosovës ka shpallur listën e rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtarë policorë, por krahasuar me numrin e atyre që iu nënshtruan testit online, janë pak ata që e kaluan.

Policia e Kosovës për herë të parë ka aplikuar metodën online të testimit të kandidatëve për zyrtarë policorë, ku nga gjithsej rreth 11 mijë të rijnë sa kishin aplikuar, vetëm 1 mijë e 447 persona e kanë kaluar fazën e parë me shkrim.

E fajtorë për krejt këtë rezultat, po thuhet se është testimi online, i cili është aplikuar për herë të parë në këtë proces.

Kryetari i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha, ka thënë për “Kosovapress”, se do t’i propozojë Qeverisë që ta përsëris edhe një rekrutim të ri.

“Për të dështuar si proces është problem sepse ata që kanë fituar në këtë proces. Kanë mundësi të ankohen, pra nuk mundemi të shkojmë ashtu. Të ulim kriteret nuk bën ligjërisht. E vetmja formë është dhe do t’i kisha propozuar qeverisë, që të përsërit edhe një rekrutim dhe testimi të mos bëhet më në formë kompjuterike, sepse ka dështuar ai sistem, ka rënë shpesh herë, edhe pyetjet janë më të lehta për kandidatët”, ka thënë Berisha.

Berisha ka bërë me dije se ka pranuar ankesa të shumta pavarësisht asaj që ky është testi i parë, ndërsa problemi se pse ky test po cilësohet si testi më i dështuar që nga themelimi i këtij institucioni të sigurisë, po del të jenë problemet me sistemin kompjuterik dhe se ka pasur pyetje të vështira.

Ndërsa njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë “Kosovapress”, ka thënë se ankesat nga kandidatët të cilët i janë nënshtruar testit janë me arsye, dhe se sipas tij pavarësisht kohës që mund të merr ky progres, është mirë të rishikohet testi.

“Krejt këto ankesa që janë marrë e kanë një arsye të vetën, pra vetë numri i të rënëve në provim gjithësisht atyre që janë diskualifikuar për testime të mëtejme, tregon që është mirë të rishikojmë një mundësi eventuale të rishikimit të saj, edhe pse kjo tash merr kohë për arsye se kjo është krejt në progres, pra çështja e testimeve me shkrim dhe njohurive me shkrim por edhe atyre që pasojnë testimeve fizike. Kështu që duhet realisht ata që kanë vërejte të shtrojnë ankesa dhe të presin procedurën e mëtejme të shqyrtimit”, ka thënë Ibishi.

Më tutje, Ibishi ka theksuar se përmbajtja e testit nuk ka ndryshuar esencialisht, pasi  është formuluar në njohuri të përgjithshme, megjithatë problem po del të kenë qenë vonesat dhe pengesat teknike që janë hasur gjatë testimit.

Sipas Policisë së Kosovës, numri i ankesave lidhur me testin për zyrtarë policorë, nuk është edhe aq i madh.

Policia nëpërmjet një përgjigje me shkrim i ka thënë “Kosovapress”-it, se numri i ankesave të pranuara nga kandidatët është 183.

Ndryshe, testimi i shkathtësisë fizike fillon nga data 28 mars deri më 30 mars 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artistët britanikë Fatboy Slim dhe Craig David janë ndër yjet…