Haxhiu: Zelensky s’mund të krahasohet me trimërinë e Bekim Shytit dhe të luftëtarëve të UÇK-së

27 mars 2022 | 14:14

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, e ka vizituar në spital bashkëluftëtarin e tij, Bekim Shytin, i cili i është nënshtruar operacionit për t’i larguar disa copa të granatave që i kishin mbetur në trup nga lufta e fundit.

Ai ka thënë se me gjithë respektin për prijësin e luftës, trimëria e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nuk krahasohet me atë të shokut të tij, Bekim Shytit, dhe të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Zelensky as nuk mund të krahasohet me trimërinë e Bekim Shytit dhe shumë ushtarëve të UÇK-së, me gjithë respektin për prijësin e luftës që po tregon”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka shpallur listën e rezultateve të testit…