Një mijë kore në Evropë dhe Amerikën Latine këndojnë për paqen në Ukrainë

27 mars 2022 | 14:23

Një mijë kore janë themeluar vetëm disa ditë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Ato sot kanë kënduar për paqen në sheshet e Spanjës, Portugalisë dhe në tetë vende të tjera.

805 kore në Spanjë, 160 në Portugali, dhe 52 në tetë vende të tjera në Evropë dhe Amerikën Latine  janë regjistruar =për të kënduar në 185 qytete në mesditën e së dielës.

Kënga kryesore që po këndojnë këto kore të dielën në mesditë ishte “Dona Nobis Pacem” që do të thotë (Na jep paqe).

Koret nga Mbretëria e Bashkuar, Italia, Luksemburgu, Brazili, Argjentina, Meksika dhe Venezuela, janë regjistruar për të marrë pjesë në këndim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja ukrainase, Maria Mezentseva, ka folur për “Sky News” lidhur…