37 raste të reja me Covid dhe 98 të vaksinuar

27 mars 2022 | 15:02

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 37 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 32 persona.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë vetëm 98 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.247 doza të vaksinës. Deri më sot 820.011 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.780 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 1.325 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.572. Në total numri i rasteve aktive është 659”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy u ka bërë thirrje shteteve të…