DAÇIQI BËN THIRRJE PËR DHUNË, KUSH DUHET TË REAGOJË?

27 mars 2022 | 15:31

Konsulli austro-hungarez në Shkup raportonte se me të hyrë në Prishtinë, më 22 tetor 1912, forcat ushtarake serbe kishin ekzekutuar pesë mijë shqiptarë. (Shih: Srbija i Albanci, Çasopis za kritiko znanosti, Lubljana, 1989)

Milazim KRASNIQI

Ivica Daçiqi jep shpesh dëshmi se është nxënës përsëritës i shkollës kriminale të Millosheviqit. E fundit është një deklaratë në fushatën parazgjedhore, ku tha se do të propozojë që data 22 tetor (e vitit 1912) të kremtohet si “Dita i Fitores në Kosovë.” Daçiqi ka deklaruar kështu: “Na duhet ajo ditë që ta dinë të gjithë se do të vijë fitorja e re serbe.” Pra, programi i tij dhe i partisë së tij SPS, është hakmarrja e re në Kosovë, në pajtim me sloganin gjenocidal, “osvetiti Kosovo.” Ndërsa, e vërteta historike për 22 tetorin 1912 është si vijon: Serbia nën pretekstin e luftës kundër Shtetin Osman, ka kryer gjenocid kundër kombit shqiptar në Kosovë. Për këtë ka dëshmi të shumta të kohës, Fjala vjen, konsulli austro-hungarez në Shkup raportonte se me të hyrë në Prishtinë, më 22 tetor 1912, forcat ushtarake serbe kishin ekzekutuar pesë mijë shqiptarë. (Shih: Srbija i Albanci, Çasopis za kritiko znanosti, Lubljana, 1989) Ndërsa gazetari amerikan i gazetës “New York Times”, Pikthtall, si dëshmitar okular, ka lënë këtë dëshmi: “Masakrat që bënë serbët në Kosovë, nën Kryqn’ e Krishterë, kapërcejnë çdo instikt gjakpirësije.” Nga ana tjetër, historiani/demografi amerikan, Xhastin McCarthy, ka nxjrrë shifrat e viktimave shqiptare në luftën ballkanike, sipas të cilave 27% e shqiptarëve janë vrarë ndërsa 35% janë dëbuar nga vendi, pra 62% janë vrarë/çrrënjosur nga vatrat e veta. Zhduka e çrrënjosja e 62% të një popullsie është gjenocid. Atë ditë të gjenocidit në Luftën e Parë Ballkanike kërkon ta festojë Daçiqi. Baba i tj ideologjik, Millosheviqi, më 27 qersor 1989 në Gazimestan pat paralajmëruar lufërat gjenocidale të Serbisë me këto fjalë:” “Gjashtë shekuj më vonë (nga Beteja e Kosovës e vitit 1389, vërejtje e autorit), ende jemi në beteja dhe para betejave. Ato nuk janë të armatosura, edhe pse as ato ende nuk janë të përjashtuara.”Tash Daçiqi po paralajmëron luftëra e hakmarrje të reja,në frymën e Millosheviqit. Për këtë arsye mendoj se institucionet tona të drejtësisë duhet të ngrisin padi kundër Daçiqit për këtë deklaratë, e cila minimalisht është thirrje për dhunë dhe thirrje për hakmarrje. Në këtë konstket, do të duhej të ndihej gjallë edhe Edi Rama, si aleat i Daçiqit në kuadër të projektit serbomadh, “Ballkani i Hapur.” Pse? Sepse nëse e zyrtarizon Daçiqi si kryeministër (në cilësinë e kandidatit për kryeminstër e ka paraqitur atë pikë të programit të vet qeverisës) atë datë si festë kombëtare e shtetërore të Serbisë, duhet ta dimë a do ta festojnë të gjitha shtetet anëtare të “Ballkanit të Hapur.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka…