Totaj pret në takim zv/ministrin e Industrisë së Turqisë, flasin për investime në Prizren
27 mars 2022
| 16:20
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur në takim zv/ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë në Republikën e Turqisë, Çetin Ali Dönmez, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar dhe bashkëpunëtorë.
“Biseduam për nxitjen e investimeve nga investitorët turq në Prizren dhe rritjen e bashkëpunimit mes nesh, poashtu u dakorduam të ndërveprojmë me ambasadën për të rritur kapacitetet profesionale në përputhshmëri me nevojat e tregut”, ka thënë Totaj.
Ai ka theksuar se Turqia përherë ka qenë krahë Kosovës, e cila, na ka mbështetur e vazhdon të na ndihmojë në zhvillimin e sektorëve të ndryshme siç janë edukimi, shëndetësia e ekonomia.