Shqipëria i bashkohet koncertit maratonë për Ukrainën, Bojken Lako këndon “Këngën e Trimave” (VIDEO)

27 mars 2022 | 19:44

Shqipëria i është bashkuar koncertit maratonë të transmetuar në 20 vende të Europës për mbledhjen e fondeve për ndihma humanitare në Ukrainë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e realizuar nga Radio Televizioni Shqiptar, ku këngëtari Bojken Lako këndon “Këngën e Trimave” nga filmi “Udha e Shkronjave”.

Me Këngën e Trimave nga filmi “Udha e shkronjave”, Shqipëria i bashkohet koncertit maratonë, transmetuar në 20 vende të Evropës, si një mundësi për mbledhjen e fondeve për ndihma humanitare në Ukrainë

***video e realizuar nga Radio Televizioni Shqiptar me mesazhin sensibilizues #StopWarInUkraine”, shkruan Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blogerja e njohur, Kimete Berisha, e ka kritikuar ashpër Kryeministrin…