Rusia i kundërpërgjigjet Zvicrës, sekuestron orët miliona dollarëshe Audemars Piguet nga dyqani në Moskë

27 mars 2022 | 19:48

Rusia ka sekuestruar orët luksoze Audemars Piguet me vlerë miliona dollarëshe, si një kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga Zvicra.

Agjentët e FSB-së ruse, raportohet se kanë sekuestruar orët luksoze nga dyqani i firmës zvicerane në Moskë, raporton gazeta zvicerane NZZ am Sonntag, duke cituar burime nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës.

Zvicra, shtëpia e disa prej orëve më të famshme në botë, braktisi qëndrimin neutral duke iu bashkuar qëndrimit të Bashkimit Europian për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.

Autoritetet ruse përmendën “shkeljet doganore” si arsyen e sekuestrimit të orëve Audemars Piguet, megjithatë zyrtarët e departamentit të punëve të jashtme zvicerane thanë se masa ishte “me shumë mundësi një veprim arbitrar në përgjigje të sanksioneve”.

Prodhuesi zviceran i orës ka ndaluar eksportet dhe operacionet e shitjes me pakicë në Rusi, tha një zëdhënës i kompanisë për Bloomberg Neës më 8 mars.

Biznesi familjar që ka mbi 150 vjet në treg, Audemars Piguet është një nga tre markat më të mëdha zvicerane të orëve, së bashku me Patek Philippe dhe Rolex.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria i është bashkuar koncertit maratonë të transmetuar në 20…