Ramosaj më i shpejtë se Ministria e Jashtme, tregon për shtetasin e Kosovës të arrestuar nga policia serbe – “Përdorën një gjobë si pretekst”

27 mars 2022 | 20:44

Në lidhje me arrestimin e shtetasit të Kosovës, Abaz Beqiraj, në kufirin serbo-hungarez, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se është bërë nën preteksin se gjoja ka pasur një gjobë të papaguar, por që një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë.

Kryetari Ramosaj në një prononcim për “Lajmi” tregoi se të arrestuarin në fjalë e ka mik të familjes, dhe tha se ky i fundit ka mbetur i bllokuar në kufi deri në ditën e nesërme kur parashihet të paraqitet para gjyqit.

“Është ndaluar nga autoritetet serbe orrës 11:00 në kufirin Hungari-Serbi. […]. Arrestimi i tij është kryer nën pretekstin se ka një gjobë të papaguar, por kjo absolutisht nuk është e vërtetë pasi Abazi nuk udhëtuar për në Gjermani më parë, pra kjo është hera e parë”, ka thënë Ramosaj.

Ramosaj doli me një shpjegim më shpejtë se vetë Ministria e Jashtme e cila orë më parë tha se “ka vendosur kontake me Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd” për të sqaruar rastin në fjalë.

E bija e të arrestuarit, në një prononcim për media të Kosovës gjatë ditës tha se kishte provuar të kontaktonte Ministrinë e Jashtme të Kosovës, por tha se kjo gjë nuk kishte qenë e mundur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre të miturit nga qyteti i Prizrenit të lajmëruar nga…