Bruno Arrabal largohet nga Drenica

27 mars 2022 | 21:30

Klubi i futbollit, Drenica ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me vullnet të dyanshëm me futbollistin, Bruno Arrabal Passamani.

Siç bëhet e ditur, Passami është larguar për një rast emergjent në familje, i cili është detyruar të rikthehet në Brazil.

“Klubi futbollistik ‘Drenica’, njofton se sot ka ndërprerë bashkëpunimin me vullnet të dyanshëm me futbollistin, Bruno Arrabal Passamani, për shkak që ky i fundit për një rast emergjent në familje është detyruar të rikthehet në Brazil, lojtari ka bërë kërkesë zyrtare për largim, të cilën klubi e ka mirëkuptuar dhe e ka aprovuar kërkesën e lojtarit”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit 82:91…