Biseda telefonike, Erdogani kërkesë homologut rus për armëpushim

28 mars 2022 | 10:29

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan gjatë një bisede telefonike që kreu ditën e djeshme me homologun e tij rus Vladimir Putin, i kërkoi atij armëpushim dhe kushte të mira për civilët pas pushtimit të Ukrainës.

Erdogan ia bëri me dije homologut të tij rëndësinë e armëpushimit mes Rusisë dhe Ukrainës, fillimin e paqes dhe krijimin e kushteve të mira humanitare në të gjithë rajonin.

Ai tha më tej se Turqia do të japë çdo lloj mbështetje në lidhje me procesin.

Zyra presidenciale në “Twitter” bëri me dije gjithashtu se Putin dhe Erdogan ranë dakord për mbajtjen e raundit tjetër të bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në margjinat e Forumit të Dohas, Presidentja e Republikës së…