Vritet në frontin e luftës, kampioni ukrainas i kikboksit

28 mars 2022 | 10:52

Kampioni botëror i kikboksit, Maksym Kagal, është vrarë në frontin e luftës në Mariupol.

Ai ishte bërë pjesë e forcave speciale në njesinë ushtarake në Azov. Lajmin për vdekjen e sportistit e kanë bërë të ditur mediet ukrainase.

“Fli i qetë vëlla, toka është e jotja, do të hakmerremi”, ka thënë trajneri Oleg Skirt, cituar nga Ukrinform.

Kagal ishte kampioni i parë botëror i kikboksit në Iska (Shoqata Ndërkombëtare e Karatesë sportive) në ekipin kombëtar të Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Safet Meliqi shpalle të pavlefshme deftesen e Kl. 1-8 Sh.F.M.U.…