Macron distancohet nga komentet e Biden për Putinin

28 mars 2022 | 11:06

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar për një “përshkallëzim verbal” pasi presidenti amerikan Joe Biden e përshkroi Vladimir Putinin dje në Varshavë si një “kasap” gjatë fjalimit të tij dhe se “ai nuk mund të jetë më në pushtet”.

“Unë nuk do të përdorja terma të tillë sepse jam ende në bisedime me presidentin Putin”, tha Macron.

Duke komentuar deklaratat e Biden për presidentin rus, Macron tha se ai dëshironte të “ndalonte luftën që Rusia filloi në Ukrainë pa luftë”.

“Ky është qëllimi dhe nëse duam ta arrijmë, nuk kemi nevojë për përshkallëzim me fjalë apo me vepra. Ne evropianët nuk duhet t’i nënshtrohemi përshkallëzimit dhe nuk duhet të harrojmë gjeografinë dhe historinë tonë.

“Ne nuk jemi në luftë me popullin rus,” tha ai, duke shtuar se Evropa nuk ishte më në kontekstin e Luftës së Ftohtë midis Moskës dhe Uashingtonit.

Macron tha gjithashtu se do të bisedonte me Putinin të hënën ose të martën për të rregulluar pa vonesë, evakuimin e banorëve të Mariupolit, me ndihmën e Turqisë, Greqisë dhe organizatave të ndihmës, dhe në bashkëpunim me autoritetet ukrainase dhe kryetarin e bashkisë.

Ai përshëndeti “heroizmin” e njerëzve të Mariupolit.

Sipas kryebashkiakut, deri më tani në Mariupol janë vrarë më shumë se 2000 civilë.

Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi se rreth 100,000 njerëz janë ende të bllokuar në atë qytet në Detin Azov.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti më i madh i Kinës, Shangai, nisi një bllokim…